Sezoni i ri/ Nuk përmbushi pritshmëritë, por “Final 4” do të vijojë
Kategoria Superiore e sezonit të kaluar ishte e veçantë në mënyrën si u zhvillua. Për herë të parë u shtua një fazë “play off”-i e quajtur “Final 4”, ku 4 ekipet e renditura më mirë pas 36 javësh, do të përballeshin mes tyre në “Air Albania”, me dy gjysmëfinale dhe një finale.
Në përgjithësi ishte një format eksperimentues dhe për më tepër unik në botë, që ngjalli pakënaqësi në opinionin sportiv. Rëndësia e ndeshjes u ul ndjeshëm dhe ekipet luanin me llogari, ndërkohë katër vendet e para duhet të “shtrëngoheshin” në gjysmëfinale dhe më tej finale.
Kur bëhet bilanci pas një sezoni, mund të dalim edhe në konkluzionin se ky format nuk përmbushi pritshmëritë. Numri i tifozëve në stadium nuk u rrit, ndërsa në ato katër ndeshje të “Final 4”, Partizani-Skënderbeu kishte 5 mijë tifozë, Egnatia-Vllaznia më pak, Partizani-Egnatia e cila ishte edhe finalja nuk mbushi as gjysmën e stadiumit, për të mos përmendur ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"