S’është në planet e trajnerit të ri/ Amorim gati të bëjë “viktimën” e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2024 | 21:01

S’është në planet e trajnerit të ri/ Amorim gati të bëjë “viktimën” e dytë

Mançester Junajtid mund të largojë sulmuesin Joshua Zirkze në formë huazimi në janar, vetëm gjashtë muaj pas transferimit të tij prej 36.5 milionë paundësh. 23- vjeçari, ishte nënshkrimi i parë i Junajtid në merkaton e verës, duke u transferuar nga Bolonja dhe firmosur një kontratë pesëvjeçare.

AMORIN

“Djajtë e Kuq” vendosën të mos e aktivizojnë klauzolën 34.5 milionë paund për prishjen e kontratës së Zirkzesë në Itali dhe në vend të kësaj zgjodhën të paguajnë 2 milionë paund shtesë për të shpërndarë koston në tre vite. Megjithatë, holandezi ka regjistruar vetëm katër ndeshje titullar në Premier Ligë këtë sezon dhe nuk ka shënuar që nga java e parë kundër Fulhamit, goli i tij i vetëm për klubin. Tani Mançesteri është gati të shqyrtojë ofertat e huazimit për Zirkzenë në janar, me Juventusin të interesuar për sulmuesin, sipas gazetës torineze “Tuttosport”.

Sulmuesi holandez u transferua në “Old Trafford” nga ish-trajneri Erik ten Hag për të siguruar konkurrencë për sulmuesin kryesor Rasmus Hojlund. Ai e filloi karrierën e tij në Mançester shkëlqyeshëm, me një gol të vonë fitoreje kundër “Cottagers” më 16 gusht. Megjithatë, ai së shpejti do të kthehej në stol me startin e tij të fundit më 29 shtator:

Hojlund u preferua nga Ten Hag dhe më pas nga Rud van Nistelroi përpara tij. Ishlojtari i Bajernit ka shënuar vetëm një gol në 17 paraqitje që kur iu bashkua klubit. Dhe duket se shefi i ri, Ruben Amorim, i cili mbërriti në Mançester të hënën për të marrë detyrën e trajnerit, nuk është shumë i interesuar për holandezin. Besohet se ishmenaxheri i Sportingut dëshiron të sjellë me vete në “Old Trafford” yllin e skuadrës portugeze, Viktor Gyokeres.

Nëse është kështu, Zirkze mund të bëhej qendërsulmuesi i tretë i klubit dhe do të vuante për të pasur minuta. Ndërkohë, Juventusi duket i vendosur për të shtuar opsionet e tij sulmuese, duke pasur garanci vetëm Dushan Vlahoviçin. Me Arkadiuz Milik jashtë deri në vitin e ardhshëm, pas një dëmtimi në gju, Zirkze shihet si një opsion i mundshëm për 36 herë kampionët e Italisë.

Vendimi i parë i Amorimit pasi mbërriti në Mançester ishte të largonte trajnerin provizor, Rud van Nistelroi, i cili ishte asistenti i Ten Hagut dhe trajneri provizor në katër ndeshjet e fundit. Ai dëshiron të asistohet nga stafi i tij i ngushtë i Sportingut, pavarësisht se Nistelroi kishte shprehur dëshirën për të vazhduar punën edhe në stafin e 39-vjeçarit.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"