Seria B si tokë e panjohur, Shpendi gati të rrëmbejë skenën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2024 | 11:46

Seria B si tokë e panjohur, Shpendi gati të rrëmbejë skenën

Tri ditë nga nisja e Serisë B, sulmuesit janë emrat më të përfolur. Dhe në këtë kategori, “La Gazzetta dello Sport” u ka kushtuar një artikull dy lojtarëve, të cilët janë gati për të rrëmbyer skenën.

kristian shpendi

Bëhet fjalë për Manuel de Luka i Kremonezes dhe Kristian Shpendin e Çezenës. Të dy i dhanë kualifikimin ekipeve të tyre në Kupën e Italisë, ku shqiptari i ekipit Shpresa shënoi me Padovën një javë më parë, por edhe me Veronën e Serisë A.

ZAKONI I GOLIT “Dy gola, një shtyllë dhe një gol i anuluar për shkak të një faulli të supozuar në sulm. Konteksti ndryshon, por zakonet e të shënuarit nuk ndryshojnë për Kristian Shpendin, një nga sulmuesit kryesorë të Çezenës në sezonin e fundit triumfal në Serinë C dhe një nga lojtarët kopertinë sot në Kupën e Italisë. Fillimisht kundër Padovës dhe më pas kundër Veronës, qendërsulmuesi shqiptar ishte vendimtar, ashtu si sezonin e kaluar, kur xhiroja e numrit 9, në vitin e tij të parë të vërtetë si titullar kapi këto shifra: 20 gola në kampionat dhe një në Superkupë.

I konfirmuar në qendër të sulmit të Çezenës, pasi më parë u përfol lart e poshtë për klube të Serisë A si Lacio, Torino dhe Fiorentina të cilat e ndoqën me interes gjatë verës. Shpendi dëshiron të fillojë të luajë sërish për të shënuar dhe ëndërruar edhe në Serinë B, në një kampionat ende të paeksploruar për të dhe që do ta mësojë nga e diela, duke nisur me debutimin e tij kundër Kararezes, që sjell kujtime të këndshme.

Dy vjet më parë, në ditën e parë të kampionatit 2022-2023, trajneri i atëhershëm i Çezenës, Toskano, dërgoi për herë të parë në fushë Kristianin dhe binjakun e tij Stiven që në minutën e parë, me këtë të fundit që shënoi golin e parë të sezonit për Çezenën, para se të hipte në trampolinë dhe të zbriste në Serinë A. Tani është radha e Kristianit, ku pritshmëritë e qytetit që e “adoptoi” dhe që kishte pritur për 6 vjet rikthimin në Serinë B, janë të mëdha. ‘Të stërvitësh lojtarë të rinj si Shpendi, është vërtet një kënaqësi’, ka thënë trajneri Mikele Minjani, trajneri që i ka stërvitur në sektorin e të rinjve binjakët”, thuhet në artikull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"