“Së fundmi kam kaluar shumë dëmtime”, Keidi Bare kërkon falje: Nuk isha në maksimumin tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2024 | 19:05

“Së fundmi kam kaluar shumë dëmtime”, Keidi Bare kërkon falje: Nuk isha në maksimumin tim

Keidi Bare shpreson që periudha ë dëmtimeve të njëpasnjëshme të Real Saragoza të ketë marrë fund dhe ai të arrijë të shprehë përsëri maksimumin e tij në fushën e lojës me klubin spanjoll, Mesfushori i Kombëtares shqiptare është shfaqur para mediave duke komentuar ndeshjen e radhës të klubit ndaj Albasetes, por edhe momentin që po kalon në këtë periudhë personalisht, duke pranuar se nuk ka qenë në maksimumin e tij.

keidi bare

“Në nivel personal jam më mirë. Isha jashtë prej tre javësh dhe e vërteta është se në fillim ishte pak e vështirë, por tani jam mirë. Gjuri im është mirë, po stërvitem me grupin dhe ndihem mirë. Asnjë lojtar nuk dëshiron të ketë një dëmtim dhe së fundmi kam pasur jo pak, por po stërvitem fort që të mos kem më shumë në të ardhmen sepse e vërteta është që sa herë që lëndohesh, bën hapa prapa. Mua po më ndihmojnë shumë këtu që të përmirësohem dhe të mos kem më shumë lëndime.

Është e qartë se të gjithë lojtarët që lëndohen më vonë e kanë pak të vështirë të arrijnë nivelin e tyre. Po punoj për të arritur nivelin tim dhe do të përpiqem të mos kem më lëndime për të ruajtur të njëjtin nivel që kisha në fillim. Unë bëj autokritikë dhe e di që në ndeshjen e fundit nuk isha në nivelin tim. Duke shtuar minutat mendoj se do të jem në nivelin tim dhe në 100%”, tha Bare para mediave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"