Sauthgejt: Ishte koha për ndryshim, ai sjell shpresë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2024 | 13:51

Sauthgejt: Ishte koha për ndryshim, ai sjell shpresë

Garet Sauthgejt pranoi se largimi i tij nga Anglia dhe ndryshimi i trajnerit sjell shpresë se ekipi mund të vazhdojë dhe të jetë i suksesshëm.

sauthgejt

Trajneri la rolin e tij si trajner i Anglisë vetëm dy ditë pas humbjes së Anglisë në finalen e “Euro 2024” kundër Spanjës. “Është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri”, tha Sauthgejt në atë kohë. 53- vjeçari kishte qenë shefi i “Tre Luanëve” për tetë vjet dhe u largua nga roli pas një turneu të katërt të madh në krye, duke thënë se të luaje dhe më pas të menaxhonte vendin e tij ishte nder dhe do të thoshte gjithçka për të.

Sauthgejt tha për “Sky News”: “Ishte koha e duhur për ndryshim. E shihni tani shpresën që mund të sjellë ndryshimi. Unë jam i kënaqur me këtë. Tetë vjet janë një kohë e gjatë dhe po pres me padurim sfidat e ndryshme përpara dhe duke shijuar pjesën tjetër.

Kam pasur një rrugëtim të jashtëzakonshëm tetëvjeçar. Ishte një privilegj të punoja me lojtarë të shkëlqyer. Ne arritëm shumë dhe do të kishte qenë perfeksion të fitonim finalen. Jam i sigurt që skuadra do të vazhdojë të jetë e suksesshme”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"