Sahit Prizreni tregon ambiciet e mundjes kuqezi në vitin 2024: Duam tre medalje olimpike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2024 | 19:25

Sahit Prizreni tregon ambiciet e mundjes kuqezi në vitin 2024: Duam tre medalje olimpike

Mundja shqiptare ka qenë një protagoniste e rëndësishme e arenës ndërkombëtare në vitet e fundit falë paraqitjeve të jashtëzakonshme të Zelimkhan Abakarodv dhe së fundmi Islam Dudaev, të cilët kanë siguruar medalje me peshë për flamurin kuqezi.

dudaev abakarov prizreni

Por presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, insiston se ky sport po bën përgatitje që të thyejë tabunë e medaljeve olimpike për Shqipërinë. Në intervistën e tij për “Sport News” në “News 24”, Prizreni ka theksuar në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa se cilat janë ambiciet e Federatës në vitin olimpik.

Sahit, dy medalje, ar dhe argjend, e prisje këtë paraqitje në Europian?
Së pari të falënderoj ty. Sa i takon medaljeve, besoj ka qenë mënyra më e mirë për të nisur vitin, një nisje shumë e rëndësishme. Ta nisësh kështu është mjaft mirë. Është një gëzim, po e përjetojmë ende atë emocion.

Në fakt prisnim ar nga Abakarov, por shpërtheu Dudaev…
Duke u mësuar me Zelim si kampion bote apo si nënkampion Europe, unë dua të theksoj një detaj. Duke qenë se Zelim është kualifikuar dhe garon në peshat 57 kg, ai është kampion bote në 57 kg, ne jemi nënkampion Europe në 61 kg. Në vetvete ai është një kampion për mua, të garosh një peshë më sipër është mjaft e vështirë. Ne prisnim Zelimin sepse nuk ishim mësuar me Islamin, por që ju them që duhet të mësohemi edhe me Islamin. Kemi kualifikime të rëndësishme. Jam i bindur se do t’ia dalim të kapin normën olimpike.

Në vitet fundit, me dyshen Abakarov-Duadev, Shqipëria po thyen çdo tabu, Botëror, Europian. A do të vijoni me këtë trend, do vijoni të natyralizoni mundës të huaj?
Sa pyetje e mirë dhe  e vështirë. Ardhja e djemve në Shqipëri i ka bërë mirë mundjes, sportit dhe Shqipërisë. Dy djem të përkushtuar, mjaft të apasionuar. Para pak ditësh kemi marrë një mundës jashtëzakonisht të talentuar dhe të mirë, bëhet fjalë për Cherman Valiev. Vjet u shpall kampion i Rusisë. Uroj që Chermen të jetë pjesë e jona në aktivitetin e radhës, në Baku të Azerbajxhanit.

Ku dëshironi të arrini? Kush është limiti?
Unë do bëj një krahasim. Mundja nuk ka limite, mundja ka gjithmonë diçka për të bërë. Ky është synimi i Sahitit dhe Federatës. Duam të shtrijmë mundjen në çdo qytet apo shkollë. Si asnjëherë më parë do të organizohet kampionati botëror me 4 peshat jo-olimpike.

Është një pyetje që e kemi bërë shpesh, sa shanse ka Shqipëria të fitojë medalje olimpike në Paris? Kush do e fitojë Abakarov apo Duadev?
Mendoj se djemtë na kanë bërë të ëndërrojmë. Jam i bindur se me prurjen e re, do të bëjmë mirë. Kam besim se do të sjellim 3 medalje olimpike, me ndihmën e Zotit. Uroj që të jenë nga ato më të mirat. Djemtë janë të vendosur për të arritur rezultate.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"