Sa shumë “shqiponja”, ja nofkat e 24 ekipeve të “Euro 2024”
UEFA.com i ka përgatitur një speciale 24 ekipeve pjesëmarrëse të “Euro 2024”, me pseudonimet e tyre lokale. Nga kuqezinjtë te “Die Mannschaft”, ja nofkat e të gjitha ekipeve që do të bëjnë histori këtë muaj në Gjermani.
GJERMANIA – “Die Nationalmannschaft” (Ekipi Kombëtar).
SKOCIA – Ushtria e tartanëve (Tartani është pëlhura tradicionale me motive skoceze të kryqëzuara, me variante individuale që i përkasin klaneve të ndryshme përbërëse të vendit).
HUNGARIA – Magjarët magjikë (Kombëtarja verbuese hungareze e viteve 1950, e drejtuar nga Ferenc Pushkash, njihej nga anglishtfolësit si magjarët magjikë).
ZVICRA – “A-Seam” ose “Nati” (Ekipi Kombëtar) ose (Kryqet e Kuq) për shkak të gjuhëve zyrtare të vendit, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe rumanisht.
SPANJA – “La Roja” (E kuqja) ose “La Furia Espanola” (Furia Spanjolle).
KROACIA – “Vatreni” apo Të frikshmit. ITALIA – “Gli Azzurri” (Blutë) ose “La Nazionale” (Ekipi Kombëtar).
SHQIPËRIA – Kuqezinjtë (Kuq e Zi) apo Shqiponjat (Shqiponjat). SLLOVENIA – “Reprezentanca” (Kombëtarja). DANIMARKA – Dinamiti danez apo Bardhekuqtë. SERBIA – Shqiponjat. ANGLIA – “Tre luanët”.
POLONIA – Shqiponjat.
HOLANDË – “Oranje” apo Portokallinjtë.
AUSTRIA – “Das Team” (Ekipi).
FRANCA – “Les Bleus” (Blutë).
BELGJIKË – “Djajtë e kuq”.
SLLOVAKIA – Sokolët. RUMANIA – Trengjyrëshit.
UKRAINA – “Synio-Zhovti” apo Verdheblutë.
TURQIA – “Bizim Çocuklar” apo Djemtë tanë.
GJEORGJIA – “Jvarosnebi” apo Kryqtarët.
PORTUGALIA – “Seleçao” apo Përzgjedhja ose Luzitanët.
ÇEKIA – “Hrdí lvi” apo Luanët Krenarë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"