Rrugëtimi perfekt i Dortmundit në vitin 2023, trajneri Terziç zbulon formulën se si mposhtet Bajerni
Rrugëtimi i Borusia Dortmundit në vitin kalendarik 2023 është thuajse perfekt, 9 fitore dhe vetëm 1 barazim.
Statistika e mësipërme për neglizhencën e Bajernit në javët e para të fazës së dytë ka bërë që verdhezinjtë të mbajnë me të drejtë rolin e liderit pas 24 javësh, 1 pikë më tepër se gjigantët nga Mynihu. Dueli direkt ndaj të besuarve të Nagelsmanit në transfertë, jep idenë e një finaleje, e cila është zbërthyer nga Terziç:
“Sfida ndaj PSG-së e rivalëve na shërbeu në shumë drejtime për t’u organizuar rreth klasikes. Ne i njohim pikat e tyre të forta dhe dobësitë. Komponent përcaktues rreth ndërtimit të strategjisë ideale ndaj një kundërshtari të frikshëm si bavarezët”, përfundoi 40-vjeçari.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"