Rodri feston 50 ndeshje me Spanjën: Dua të fitoj Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 14:38

Rodri feston 50 ndeshje me Spanjën: Dua të fitoj Europianin

Përveçse ishte ndeshja e fundit para tifozëve spanjollë para “Euro 2024”-ës, miqësorja kundër Irlandës së Veriut (5-1) ishte i veçantë për mesfushorin e “La Roja”-s, Rodrigo Hernández (Rodri).rodri

Mesfushori i Mançester Sitit në Premier arriti shifrën e 50 ndeshjeve me kombëtaren spanjolle. Gjatë fluturimit për në Gjermani, ai u befasua nga shokët e skuadrës, trajneri Luis de la Fuente dhe zëvendës presidenti i federatës Alehandro Mansito. Kapiteni Morata mori mikrofonin në avion për të bërë një njoftim të rëndësishëm:

“Duhet të përgëzojmë legjendarin Rodri që ka bërë 50 paraqitje për kombëtaren”, tha ai.

Para evropianit të tij të dytë, Rodri ka pritshmëri të mëdha, por është i vetëdijshëm për vështirësinë: “Ky evropian është si ai mali që kërkon të ngjitesh. Duket larg, por hap pas hapi do të ngjitemi derisa ta arrijmë në majë”, u tha ai shokëve të ekipit.

Kujtojmë se Rodri bëri debutimin e tij me kombëtaren spanjolle më 23 mars 2018 kundër Gjermanisë, vend ku do të zhvillohet dhe “Euro 2024”-a.

“Ajo ndeshje ka qenë realizimi i ëndrrës time të parë, tani po shoh për përmbushjen e të tjerave”, deklaroi Rodri.FSYYPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"