Postuar: Mars 4, 2024 | 22:37
Rivali i Shqipërisë në Europian me një “armë” më pak, ylli që po shkëlqen me Realin refuzon Spanjën për…
Brahim Diaz vazhdon të shkëlqejë me Realin e Madridit, me mesfushorin që duket se është rikthyer në formën më të mirë të mundshme te “galaktikët” pas huazimit nga Milani.
Së fundmi Spanja i bëri një festë që të bashkohej me kombëtaren “La Roja”, me fantazistin që mund të kishte shanse të mëdha të ishte pjesë e skuadrës për në Europianin e Gjermanisë në verë, ku do të ndeshej dhe me Shqipërinë.
Por duket se 24-vjeçari e ka refuzuar ofertën e bërë nga Spanja dhe ka pranuar që të luajë me Marokun. Kjo e fundit e ka vendosur atë në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat e marsit, ku pritet që ai të debutojë me fanellën e kombëtares afrikane.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"