Rikthime, mungesa dhe dyshime tek Tirana! Trajneri Fagu nis përgatitjet për duelin me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2024 | 10:20

Rikthime, mungesa dhe dyshime tek Tirana! Trajneri Fagu nis përgatitjet për duelin me Vllazninë

Tirana ka nisur përgatitjet për sfidën me Vllazninë. Për klasiken e futbollit shqiptar Tirana do të ketë dy forca më shumë, pasi kthehen Përgjoni e Deliu, të pezulluar me kartonë.tirana

Mungon Najdovski, ndërsa në dyshim të madh është Ermal Meta. Najdovski do të mungojë të paktën edhe një javë, ndërsa më pas do të bashkohet me grupin. Edhe Meta është në dyshim për këtë sfidë. Me kthimin e dy lojtarëve, skuadra pritet të luajë me Kozin, i cili tani është portieri i parë.

Më pas Haxhiu, Lulaj, Hoxhallari dhe Përgjoni që do të luajnë të tre në mbrojtje. Në mesfushë ka rreshtim me Deliun, Jonuzin ose Metën dhe Lushkjen. Sulmi është i përbërë nga Abazaj, Latifi dhe Patrik. Te dy skuadrat ka disa ishë. Te shkodranët janë Tefik Osmani e Bekim Balaj, ndërsa te Tirana, Jonuzi, Latifi.

Dy ndeshjet e para janë ndarë me nga një fitore të dy skuadrave. Bardheblutë kanë fituar në Kukës me golin e Hasanit në shtesë si udhëtues, ndërsa Vllaznia mundi bardheblutë me golin e shënuar nga Balaj me penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"