Rikthehet pas Europianit, Barela: Belgjika më sjell fat
Nikolo Barela buzëqesh për rikthimin në kombëtare, ku për herë të fundit ka qenë në Europianin e vitit 2024, diçka aspak për t’u mbajtur mend.
“Më kishte munguar shumë kombëtarja. Kam disa shokë që prej vitesh jemi pjesë e Italisë dhe të themi që më duket sikur nuk jam larguar kurrë. Kam folur me disa, të tjerë i kam shok skuadre. Ndihem shumë mirë dhe dua t’i falënderoj për ndeshjet e shkëlqyera që kanë bërë ndërkohë që unë nuk kam qenë. Herën e fundit me mua në fushë ishte situatë e vështirë, sidomos në aspektin psikologjik. Dhe ata kanë treguar forcë të madhe për të dalë prej saj”, ka thënë fillimisht Barela.
Më tej, mesfushori i Interit foli edhe për faktin që Belgjika i sjell fat sepse ka shënuar 2 herë. “Po e flisja me shokët e mi këtë fakt. Le të themi që është një rival që më sjell fat. Por çdo ndeshje është një histori më vete. Logjikisht, nëse do të shënoj apo do të bëj një performancë të mirë do të jem i lumtur. Por zgjedhjet i bën trajneri dhe unë jam gati në çdo moment. Nëse nuk jam unë, do të jetë ndonjë shok i imi”, shtoi më tej mesfushori. Barela foli edhe për ndeshjen që e pret Italinë.
“Do të jetë e vështirë. Nuk duhet që të kushtëzohemi aspak nga ndeshja e parë. Përpara episodit të kartonit të kuq ishte një sfidë e dominuar nga Italia, por ata këtë herë janë në shtëpinë e tyre dhe do të kenë dëshirë që të dëshmojnë se janë të fortë. Shpresoj që të jetë e bukur për tifozët”, shtoi ai. Në fund foli edhe për dy ditët e stërvitjes.
“Kam besim shumë dhe kam parë punë të jashtëzakonshme nga të gjithë. Shokët e kanë treguar në fushë që kjo skuadër është e aftë të bëjë shumë mirë. Unë dua që të jap kontributin tim në rast se do trajneri gjithmonë”, përfundoi Barela.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"