Riblerja e bomberit anglez, Totenhemi ka klauzolë për Kejnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2023 | 20:28

Riblerja e bomberit anglez, Totenhemi ka klauzolë për Kejnin

Presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, ka zbuluar se në kontratën e Herri Kejnit klubi ka përfshirë edhe klauzolën e riblerjes nga Bajerni.

Kejn

Sulmuesi 30-vjeçar u largua nga “spërsat” për shifrën e 120 milionë eurove bashkë me bonuset, por i pyetur të martën në një forum me tifozët në rast se në kontratën e Kejnit me Bajernin ekzistonte ndonjë klauzolë, Levi u përgjigj: “Sigurisht”, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"