Rezultoi vendimtar me pritjet e tij, Donaruma: Shkuam në finale, por tani ta fitojmë atë!
Xhanluixhi Donaruma ishte thjesht i pakalueshëm, duke mbrojtur rezultatin pas 2-0, në një moment që Hungaria u bë vërtetë e frikshme.
“Na duhej kjo fitore dhe ky kualifikim në finalet e Ligës së Kombeve, për të mbyllur një plagë tjetër mes atyre të shumtave që na shkaktoi Botërori.
E dimë që nuk mund të kthehemi pas dhe të korrigjojmë asgjë. Prandaj, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë përpara dhe të provojmë të fitojmë trofeun.
Finalet duhen fituar dhe mendoj se të gjithë ne kemi nevojë për këtë trofe.
Pritje monstruoze? Ka raste që bën mirë, por ka raste që bën edhe një gabim të vetëm, i cili të kushton shumë shtrenjtë dhe të gjithë të vërsulen. Gjithsesi, unë punoj çdo ditë dhe dua që të shoh sa më shumë tifozë të lumtur nga Italia”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"