Rezultatet negative te Siti, Guardiola shuan shpresat e klubeve dhe shton zërat për një kapitull të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2024 | 15:24

Rezultatet negative te Siti, Guardiola shuan shpresat e klubeve dhe shton zërat për një kapitull të ri

Guardiola zgjati kontratën te Mançester Siti deri në verën e vitit 2027. Pavarësisht kësaj, e ardhmja e tij është vendosur në pikëpyetje shpesh herë kohët e fundit, për shkak të mungesës së rezultateve.

guardiola

Vetë Guardiola është rikthyer të flasë duke treguar se nuk konsideron aspak një klub tjetër. Përtej kësaj duket se nuk do i thoshte “jo” një ekipi kombëtar në të ardhmen.

“Nuk do të menaxhoj një skuadër tjetër. Nuk po flas për të ardhmen e largët por çfarë nuk do të bëj është të largohem nga Siti, të shkoj në një vend tjetër dhe të bëj të njëjtën gjë si tani. Kjo nuk do të ndodhë e sigurt. Nuk do të kisha energjinë. Mendimi për të shkuar diku tjetër, i gjithë procesi i trajnimit. Jo, jo… Ndoshta një skuadër përfaqësuese, por kjo është ndryshe”, u shpreh Guardiola.

Si trajner i Sitit ka më shumë ndeshje se te Barcelona dhe Bajerni bashkë. Gurdiola duket tashmë i fokusuar vetëm në Manchester.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"