Revolucion total, skuadra e Kategorisë së Parë tenton në pankinë Gentian Mezanin
Miltjadh Gurma nuk do të jetë trajner i Butrintit. Pas të birit (sulmuesi Mario Gurma), ka shpallur “divorcin” edhe babai. Sarandjotët po përgatiten për revolucion total në Kategorinë e Parë dhe ndryshimet prekin pankinën dhe organikën.
Nëse merkaton e kanë nisur (duke afruar disa lojtarë), ende nuk kanë zgjidhur çështjen e stolit.
Kërkimet për të gjetur pasuesin vazhdojnë, ndërsa gazeta “Panorama Sport” mëson se kandidat është edhe një emër i njohur i trajningut shqiptar.
Bëhet fjalë për vlonjatin Gentian Mezani, i cili po shqyrtohet si pistë nga drejtuesit.
Hall më vete mbetet edhe porta, pas largimit të grekut Grigoris Syrakas.
Lushnjari Kaloshi u provua, por u largua.
Kështu, sarandjotët do të tentojnë të rikthejnë në portë Marjo Bytyçin, ndërsa po testohet edhe Klajdi Hasanaj që më parë ka luajtur ne Gramsh.
TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"