Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot! Temperaturat deri në 27 gradë Celsius

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2024 | 8:24

Reshje shiu dhe shtrëngata, parashikimi i motit për sot! Temperaturat deri në 27 gradë Celsius

Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të kalimit të shpejtë të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa.reshje-shiu-tirane-2Sipas SHMU, moti nga orët e para të 24 orësh-it e deri në orët e mesditës do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe hera-herës deri dhe të lartë.

Në pjesë tjetër të territorit reshjet me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash me këto të fundit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale. Në momentin e reshjeve të shiut mjegullinë dhe shikim i reduktuar.

Era parashikohet me drejtim juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo pritet të fitoj shpejtësi deri në 14 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 24°C

në zonat e ulëta 14 deri 27°C

në zonat bregdetare 19 deri 27°C

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"