Rënia e lirë e Erzenit nuk ka të ndalur, thellohet kriza dhe rekordet negative
Rënia e lirë e Erzenit nuk ka të ndalur. Sikur të mos mjaftonte zbritja nga Superiorja, edhe Kategoria e Parë ka nisur si mos më keq për shijakasit që u formatuan pak ditë para fillimit të sezonit duke marrë lojtarë borxh nga disa klube.
Kriza në futbollin shijakas sa vjen e thellohet, fakt të cilin e pasqyrojnë rekordet negative të skuadrës në 4 javët e para. Erzeni është ekipi i vetëm në Kategorinë e parë që në 360 minuta e luajtura e mban shifrën zero te golat e shënuar dhe pikët e fituara. Para çdo ndeshje pritet që të besuarit e trajnerit Bespalla ta ndryshojnë këtë ecuri, por zeroja mbetet në fuqi. Edhe kalendari nuk i favorizon shijakasit, ku në fundjavë do të luajnë në transfertë ndaj Pogradecit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"