Postuar: Shkurt 6, 2026 | 20:59
RENDITJA PROVIZORE/ Si ndryshon tabela e Superiores pas 4 dueleve të ditës së sotme
U luajtën ditën e sotme 4 duelet e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore, ku u shënuan në total 8 gola. Spikat fitorja e Partizanit në transfertë ndaj Bylisit me shifrat 1 me 2, ndërkohë që Vllaznia vijon me hap kampioni, teksa mposhti Vorën me rezultatin 0-1.

Në dy duelet e tjera, Elbasani mposhti Teutën në “Elbasan Arena” me shifrat 2 me 1, ndërkohë që Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, duke ia dalë ndaj Flamurtarit me rezultatin 0-1. Kjo javë mbyllet me duelin Tirana-Dinamo që do të zhvillohet ditën e shtunë.
Për sa i përket tabelës së renditjes, distanca mes skuadrave kryesuese mbetet e njëjtë, ndërkohë që Partizani ka shkuar –3 nga Dinamo që ka një ndeshje më pak.

PANORAMASPORT.AL













