RENDITJA PROVIZORE/ Dinamo ndan kreun me Vllazninë, ja si ndryshon tabela pas 3 dueleve të ditës së sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 23:52

RENDITJA PROVIZORE/ Dinamo ndan kreun me Vllazninë, ja si ndryshon tabela pas 3 dueleve të ditës së sotme

U luajtën ditën e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore, ku u regjistruan plot 10 gola. Spikasin triumfet e Vllaznisë dhe Dinamos, respektivisht kundër Laçit dhe Tiranës me rezultatin 2-1, ndërkohë që dueli i zhvilluar në “Arenën e Demave” mes Partizanit dhe Elbasanit përfundoi në barazim 2 me 2. 

axhenda superiore

Për sa i përket renditjes provizore, Dinamo dhe Vllaznia ndajnë kreun me pikë të barabarta. Blutë e Ilir Dajës janë në vend të parë për shkak të golavarazhit më të mirë. Ndërkohë edhe vendi i tretë dhe i katërt, që mbahet nga Partizani dhe Egnatia, gëzojnë të njëjtën kuotë pikësh, nga 30 secila, 1 më pak se dyshja kryesuese.  

Kjo javë do të mbyllet me dy duelet e ditës së nesërme ajo mes Skënderbeut dhe Bylisit si dhe Egnatia-Teuta.  

RENDITJA PROVIZORE:  

RENDITJA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"