RENDITJA E LIGËS SË KAMPIONEVE/ Liverpuli i pari i paprekshëm, kualifikohen 11 skuadra dhe eliminohet një italiane. Si është situata pas ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2025 | 23:30

RENDITJA E LIGËS SË KAMPIONEVE/ Liverpuli i pari i paprekshëm, kualifikohen 11 skuadra dhe eliminohet një italiane. Si është situata pas ndeshjeve të sotme

Rezultate e të martës në Ligën e Kampioneve kanë çuar në 11 numrin e skuadrave të cilat kanë siguruar matematikisht praninë në turin tjetër të kompeticionit, ndërsa mbetet për t’u mësuar vetëm në cilin tur do të jenë, me përjashtim të Liverpulit që e di tashmë

champions-league.jpg

Anglezët mbajnë vendin e parë dhe falë 21 pikëve, kanë të sigurt praninë në vazon e parë. Pas rezultateve të sotme dhe me çfarëdo kombinimi rezultatesh të ndeshjeve të nesërme apo të javës së fundit, Liverpulit i janë bashkuar matematikisht si të kualifikuara edhe Barcelona, Atletiko Madrid, Atalanta, Arsenali, Bajer Leverkusen, Inter, Aston Vila, Brest, Monako dhe Lilë.

Ndërkohë, është matematikisht i sigurt eliminimi i Bolonjës, Crvena Zvezdës, Shturm Grac, Lajpcig, Slovan Bratislava dhe Jang Bojs.

sdffdsfdsfdssfdsdfsfdsfd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"