Rekordmenët/ Nga Kevin De Bryjne te Ljuk Shou, yjet më besnikë në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2023 | 22:05

Rekordmenët/ Nga Kevin De Bryjne te Ljuk Shou, yjet më besnikë në Angli

Sot është e rrallë të gjesh një lojtar klasik klubi në Premier Ligë. Ditët e Rajan Gigsit dhe Toni Adamsit kanë ikur me klubet që vazhdimisht bëjnë blerje për të afruar talentin më të mirë në botë. Dhe kjo do të thotë që lojtarët shpesh nuk qëndrojnë në klube për shumë kohë. Por disa ende e gjejnë një stadium që mund ta quajnë shtëpi dhe vendosin të qëndrojnë aty për aq kohë sa të jetë e mundur.

de brujn

UOLVES (MAKS KILMAN) –

Pavarësisht se mbërriti në “Molineux” vetëm nga Meidënhed Junajtid në vitin 2018, Kilman është lojtari aktual më jetëgjatë te Uolvesi me katër vjet e nëntë muaj në klub.

ASTON VILA (XHON MEKGIN) –

Askush nuk ka qenë tek Aston Vila më shumë se kapiteni Xhon MekGin, me skocezin që ka regjistruar mbi 200 ndeshje në pesë vjet e dy muaj me “Villains”.

ÇELSI (TREVOH ÇALOBAH) –

Nuk është për t’u habitur që pas çmendurisë së transferimeve të Çelsit, lojtari i tyre me më shumë kohë në klub të ishte një i diplomuar në akademi. Çalobah ka qenë në “Stamford Bridge” për gati gjashtë vjet, por ka luajtur vetëm 63 ndeshje.

BRENTFORD (RIKO HENRI) –

Riko Henri ka bërë mbi 200 paraqitje për “bletët” që kur u bashkua nga Uolsalli në vitin 2016 dhe i ndihmoi ata të ngjiteshin në Premier Ligë. ditët e tij të akademisë dhe pavarësisht huazimeve, ai ka grumbulluar tashmë 223 paraqitje për klubin: 7 vjet e 10 muaj.

BËRNLEJ (JOHAN GUDMUNDSON) –

Lojtari i kombëtares së Islandës, Gudmundson është në Bërnlej që nga viti 2016, kur “The Clarets” siguruan ngjitjen në Premier Ligë nën drejtimin e Shon Dajçit dhe ka mbetur në klub që atëherë, plot 7 vite e 2 muaj.

ARSENAL (MOHAMED ELNENI) –

Elneni është një nga lojtarët e paktë të Arsen Vengerit që i mbijetoi revolucionit të Mikel Artetës në “Emirates” dhe pasi Rob Hollding u largua për te Kristal Palasi këtë verë, ai tani është lojtari me shërbimin më të gjatë te “topçinjtë”, 7 vite e 8 muaj.

NOT. FOREST (XHO UORALL) –

Uorall ka qenë me Forestin që nga ditët e tij të akademisë dhe pavarësisht huazimeve, ai ka grumbulluar tashmë 223 paraqitje për klubin: 7 vjet e 10 muaj.

MAN. SITI (KEVIN DE BRYJNE) –

U deshën dy tentativa në Premier Ligë për Kevin De Bryjnen për t’u konsideruar një sukses. Por tetë vjet, pesë tituj kampion dhe një Ligë Kampionesh e bënë atë një legjendë të Sitit ndërsa është edhe lojtari i tyre më i vjetër në klub: 8 vite, 2 muaj.

LIVERPUL (XHO GOMEZ) –

Pasi u transferua nga Çarltoni në vitin 2015, Gomez ka luftuar që të luajë rregullisht me Liverpulin, por shpesh aktivizohet nga stoli.

MAN. JUNAJTID (LJUK SHOU) –

Mbrojtësi i majtë u transferua nga Sauthemptoni në vitin 2014 dhe mori statusin e lojtarit më jetëgjatë në “Old Trafford” kur David De Gea u largua këtë verë.

TOTENHEM (HYGO LORIS) –

Hygo Loris është ende në Londrën Veriore dhe është lojtari më besnik i Totenhemit me mbi 11 vite në klub, ndonëse këtë sezon nuk është më titullar.

EVERTON (SIMUS KOLMAN) –

Lojtari aktual me shërbimin më të gjatë në Premier Ligës është Simus Kolman. Në vetëm 15 vjet me Evertonin, ai ka luajtur 409 ndeshje dhe ka 14 vite e 9 muaj në “Goodison Park”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"