Rekord me kartonët e kuq, 3 skuadra nuk gjetën rrjetën. Ja statistikat e javës së katërt në Superiore
Java e katërt e Superiores u mbyll me disa rezultatet surprizë. “Panorama Sport” ju sjell statistikat më të veçanta të regjistruara fundjavën që lamë pas.
STATISTIKA TË JAVËS SË KATËRT
0-Laçi, Skënderbeu dhe Vllaznia ishin skuadrat që e mbyllën javën e katërt me shifrën zero te golat e shënuar.
Partizani, Skënderbeu, Laçi dhe Kastrioti janë ekipet që ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë.
6-Java e katërt ka vendosur rekord sa u përket kartonëve të kuqë. Gjashtë janë lojtarët që u ndëshkuan me kartonë të kuqë në javën e fundit dhe detyrimisht janë të pezulluar për javën e pestë.
12-Në javën e katërt të Superiores u shënuan 12 gola, duke e çuar në total në 55 gola të shënuar deri tani në 20 ndeshje, me një mesatare 2.75 gola për ndeshje, ose 13.75 gola për javë.
28-Në javën e fundit kemi një rënie të lehtë ndëshkimesh me kartonë të verdhë. Nga 31 në javën e tretë, në javën e katërt arbitrat e kanë nxjerrë kartonin e verdhë nga xhepi në 28 raste. Tre nga këto kartonë kanë shkuar edhe për pjesëtarë stafesh, trajneri Ndreu i Kastriotit, zv.trajneri Thartori i Egnatias, si dhe trajneri Memelli i Kastriotit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"