Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 20:15
Rekord i jashtëzakonshëm për Kol Palmer, sulmuesi i Çelsit është unik në historinë e Premier Ligës
Kol Palmer ka qenë protagonist absolut i fitores së Çelsit në derbin ndaj Totenhemit, duke ndihmuar skuadrën e tij me dy penallti të ekzekutuara saktësisht në pjesën e dytë për të vulosur suksesin 4-3.
Pikërisht penalltitë janë kthyer në një specialitet për djaloshin, i cili nuk ka humbur asnjë të tillë nga ato që ka tentuar në Premier Ligë. Në fakt, me dy penalltitë e ekzekutuar sot, ai është rekordmeni absolut i Premier Ligës, pasi ka saktësi 100% në të 12 gjuajtjet që ka bërë nga pika e bardhë në elitën e futbollit anglez.
Rekordi i mëparshëm i saktësisë 100% mbahej nga Jaja Ture me 11 gjuajtje të sakta dhe Palmer e arriti dhe e kaloi gjatë ndeshjes së sotme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"