Postuar: Prill 18, 2024 | 23:23
Rekord historik për Leverkusenin e Çabi Alonsos, kalon edhe të pamposhturit e Juventusit
Bajer Leverkuseni ka siguruar sot praninë në gjysmëfinalen e Ligës së Europës pas një barazimi 1-1 ndaj Uest Hemit. Një rezultat që përveç festës për vazhdimin në kompeticionin europian, i dha skuadrës së Çabi Alonsos tashmë një rekord unik në futbollin kontinental.
Ndeshja e sotme ishte e 44-ta radhazi për këtë skuadër pa pësuar humbje në aktivitete zyrtare. Kështu, ‘aspirinat’ që nuk kanë njohur ende shijen e disfatës në këtë sezon, kalojnë Juventusin e Antonio Kontes të vitit 2012.
Me këtë të fundit, ata ndanin rekordin e 43 ndeshje radhazi pa humbje në një prej katër ligave kryesore europiane, me rekordin e ri që tashmë u përket vetëm gjermanëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"