Refuzoi Superioren, ish-lojtari i Kombëtares “var këpucët në gozhdë” pasi luajti vetëm në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2025 | 10:35

Refuzoi Superioren, ish-lojtari i Kombëtares “var këpucët në gozhdë” pasi luajti vetëm në Itali

Kastriot Dermaku ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Ishmbrojtësi i Kombëtares do të mbyllë karrierën në moshën 33- vjeçare.

Screenshot 2025-01-22 102751

Të paktën kështu raportojnë mediat në Itali, ndërkohë që së fundmi ai ka pasur oferta edhe nga ekipe të Serisë C. Gjithashtu, Dermaku është shfaqur edhe në tribunat e ndeshjeve të kampionatit shqiptar, madje edhe këtu ka pasur disa oferta.

Por, dëshira e qendërmbrojtësit ka qenë për tu tërhequr. Dermaku ka luajtur me skuadra si: Empoli, Pavia, Parma, Kozenca dhe Leçe, aty ku e mbylli. Ai ka pësuar një dëmtim të rëndë, çka e detyroi që të qëndronte mbi një vit jashtë fushave. Me Kombëtaren, Dermaku ka luajtur 13 ndeshje e ka shënuar edhe një gol.

dermaku

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"