Realizoi golin e parë këtë sezon në Itali, Stiven Shpendi: Isha i etur për të shënuar, ja kujt ia dedikoj fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 13:20

Realizoi golin e parë këtë sezon në Itali, Stiven Shpendi: Isha i etur për të shënuar, ja kujt ia dedikoj fitoren

Stiven Shpendi gjeti golin e parë të këtij sezoni në Itali, kundër Palermos në minutën e 77-të, që pati vlerë fitoren me rezultatin 1-0 për Karrarezen në javën e 16-të të Seria B. Pas përfundimit të sfidës ai foli për mediat italiane.565ed639ed9e8b9050e388a68329f879-06577-oooz0000

“Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer kundër një ekipi plot me lojtarë cilësorë. Që në minutën e parë treguam dëshirë të madhe për të kompensuar humbjen në Salerno. Unë jam i lumtur për golin, por mbi të gjitha për fitoren dhe për paraqitjen që dëshmon edhe një herë se sa fort punon çdo ditë ky grup. Për sa i përket performancës personale, jam i kënaqur me besimin që trajneri më ka dhënë, pavarësisht se po kthehesha nga një moment i vështirë, për shkak të dhimbjes në ije dhe mungesës së ndjesisë. Tani shpresoj që të vazhdoj të shënoj gola.  Unë isha veçanërisht i etur për të festuar golin tim. Tifozët vazhdimisht më tregojnë dashuri të madhe, por ky gol i dedikohet familjes sime, në veçanti babait tim që nuk mundi të ishte i pranishëm në stadium. Nëse sot kam mundësinë të luaj në këto nivele, kjo është edhe falë mbështetjes që nuk ka dështuar asnjëherë nga familja ime”, përfundoi Shpendi.

PANORMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"