Realit i kthehet Bellingam, Militao 10 ditë jashtë fushave të lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2024 | 17:40

Realit i kthehet Bellingam, Militao 10 ditë jashtë fushave të lojës

Bellingam e ka bërë Ançelotin të buzëqeshë dhe nuk është e lehtë. Mesfushori po ecën mjaft mirë në rikuperimin e tij nga dëmtimi dhe pritet që javën e ardhshme të rikthehet në punë me grupin dhe nëse progresi është i mirë, do të jetë në dispozicion të trajnerit italian për ndeshjen ndaj Realit të Sociedadit në San Sebastian.

bellingam

Trajneri ka nevojë për të, sepse dëmtimet po e ndëshkojnë skuadrën dhe anglezi dëshiron të jetë aty pasi ka humbur tri ndeshje: Vajadolid, Las Palmas dhe Betis. Bellingam është vetëm një nga të dëmtuarit e shumtë të Realit.

MILITAO – Reali ka marrë frymë lirisht edhe në lidhje me mbrojtësin Militao. Analizat e kryera nga stafi mjekësor i klubit të bardhë, kanë treguar se dëmtimi i pësuar nga braziliani është më i lehtë nga çfarë parashikohej. Militao vuan nga një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë si pasojë e mbingarkesës. Sipas parashikimeve të stafit të Realit, mbrojtësi do të qëndrojë gati 10 ditë larg fushave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"