Postuar: Dhjetor 12, 2024 | 16:50
Reali konfirmon dëmtimin e Mbapes, në rrezik kompeticioni i FIFA-s për klube
Real Madrid ka konfirmuar dëmtimin e Kilian Mbape, i cili u zëvendësua në ndeshjen me Atalantën. Ylli u sulmit ka një dëmtim në këmbën e majtë, për të cilin klubi nuk jep detaje për rikthimin, por koha e rikuperimit mendohet të jetë 10 ditë.
Mbape rrezikon kështu seriozisht pjesëmarrjen në Kupën Interkontinentale ku Reali përfaqëson Europën. Kujtojmë se ndeshja e parë për madrilenët luhet të mërkurën e ardhshme dhe koha nuk premton.
Pavarësisht dëmtimit, francezi me shumë gjasa do të udhëtojë me skuadrën në Katar. Atje do të vlerësohet gjithçka nga stafi mjekësor, për t’i dhënë mundësinë e aktivizimit Ançelotit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"