Postuar: Gusht 11, 2024 | 15:00
Reali e do, por Laporte duhet ta zgjidhë vetë
Së bashku me Devis, Ajmerik Laporte është emri tjetër i madh në tregun e Madridit.
Qendërmbrojtësi spanjoll, i cili pati një paraqitje të jashtëzakonshme në Euro 2024, ka marrë dritën jeshile nga Ançeloti për t’u bashkuar me Realin e Madridit. Por që kjo të ndodhë, është ai që duhet të rregullojë situatën e tij kontraktuale me Al-Nasr.
Laporte aktualisht fiton 24 milionë euro në sezon në Arabinë Saudite dhe i kanë mbetur edhe dy vite kontratë. Agjenti i tij po përpiqet të arrijë një marrëveshje financiare për të falur ato 48 milionë euro dhe për të marrë letrën e lirimit të futbollistit të tij. Sepse Reali ia ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të paguajë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"