Rabio, një tjetër temë e nxehtë mes Barcelonës dhe Juventusit
Ndërkohë që në skenë mes Barcelonës dhe Juventusit ka dalë edhe emri për stolin, ai i Tiago Motës, një çështje që duket se nuk del nga moda lidhet me mesfushorin Adrien Rabio. Francezi, i cili ka qenë një dëshirë e presidentit Joan Laporta që në momentin që ai është rikthyer në krye të klubit katalanas, duket se do të përflitet dhe do të jetë një betejë tjetër për t’u fituar këtë verë.
Fakti që e ëma e futbollistit, Veronik, e cila është gjithashtu edhe menaxherja e tij ka pasur dy takime me Laportën, bëjnë që tema të jetë nga ato të nxehtat edhe pse në Barcelonë, ashtu sikurse në Torino, nuk janë gati që të paguajnë 10 milionë euro vetëm për firmën, duke qenë se futbollisti do të jetë një lojtar i lirë nga data 1 korrik e kësaj vere. Gjithsesi, në Barcelonë nënvizohet se këtë kërkesë të mamasë së rabiosë janë gati që ta ndajnë në formë bonusesh për 4 vitet e ardhshme, e thënë ndryshe, një kontratë 4-vjeçare prej 9 milionë eurosh neto në sezon, plus 2.5 milionë euro bonuse në bazë të arritjes së klubit katalanas.
Dhe normalisht që duke qenë se oferta e Barçës është të paktën 2 milionë, plus 2.5 milionë bonuse më e lartë sesa e Juves, frika është e madhe në Torino, për ta bindur të qëndrojë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"