Quajeni “Ital-Inter”, Inzagi në luks/ Simone gati t’i japë një fanellë titullari Davides
I talia ka fituar 2 ndesh jet e parë të Ligës së Kombeve duke u ringjallur pas disfatës në Europian. Trajneri Luçiano Spaleti ka arritur që të ngrejë në këmbë një skuadër të rrënuar. Blloku interist ka qenë sërish vendimtar, pa mohuar rëndësinë e lojtarëve të tjerë si Tonali dhe Donaruma me Kalafiorin dhe Buonxhornon.
Treshja Bastoni-Dimarko dhe Fratezi kanë rezultuar vendimtarë. I pari për të impostuar lojën, i dyti për të dhënë asistin kundër Izraelit për Fratezin dhe për të shënuar gol me Francën. Mesfushori ndërkohë është një tjetër çështje më vete, 2 ndeshje si titullar dhe 2 gola.
FRATEZI- Po tani çfarë duhet të bëjë Simone Inzagi me këtë Davide Fratezi shpërthyes? Kjo është një nga dilemat më të bukura që mund të ketë një trajner, sa më shumë futbollistë të nivelit të lartë të ketë në dispozicion për t’i aktivizuar në bazë të kalendarit të ngjeshur.
Por sigurisht që nuk mund të rrotullohemi shumë në këtë çështje sepse nëse vitin e parë ishlojtari i Sasuolos nuk mund të luante si titullar sepse i duhej kohë të përshtatej në mekanizmat e skuadrës, këtë vit gjithçka është ndryshe. Pavarësisht zërave të shumtë të merkatos, që ai vetë i ka mohuar, trajneri Simone Inzagi ka dashur që t’ua besojë formacionin njohjeve të vjetra me Çalhanoglunë, Barelën dhe Mkitarianin. Fratezi është futur si zëvendësues në të trija ndeshjet duke dhënë një asist kundër Xhenoas.
RROTACION- Përtej dy ndeshjeve kundër Francës dhe Izraelit që zhvilloi mesfushori italian, trajneri Inzagi po mendonte që të bënte disa ndryshime për sfidën me Monzën sepse do të pasohet nga duelet me Sitin dhe Milanin. Fratezi sigurisht që ishte një nga kandidatët për të marrë fanellën e titullarit dhe kjo bëhet akoma më e prekshme sidomos pas sfidave të kombëtares. Ndoshta në 2 sfidat vendimtare Mkitarian dhe Barela do të rikthehen sërish. Por në të njëjtën kohë duket se ka ardhur edhe momenti i Zielinskit, i cili pas disa momenteve jo të mira fizike është gati që të luajë si titullar kundër Monzës.
SA ALTERNATIVA – Qëllimi i merkatos së Interit ky ishte. Të ndërtonte një skuadër me shumë alternativa dhe të plotë për të luftuar në të gjitha frontet. Zikaltrit nuk kënaqen vetëm me kampionatin këtë sezon, por duan të provojnë të shkojnë sa më larg edhe në Ligën e Kampionëve. Një mesfushë si ajo e Interit me 6 titullarë praktikisht, pa harruar 2 organizatorët Hakan Çalhanoglu dhe Kristjan Asllani, pasi për dy repartet e tjera folëm më sipër. Turi i forcës nis tani, Inzagi ka luksin e zgjedhjeve.
Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"