“Puja bëri heroin duke pritur 3 penallti”, Bellai: E merituam kualifikimin, por duhet ta zgjidhnim më shpejt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2023 | 14:40

“Puja bëri heroin duke pritur 3 penallti”, Bellai: E merituam kualifikimin, por duhet ta zgjidhnim më shpejt

Arian Bellai mendon se skuadra e tij duhet ta kishte zgjidhur më shpejt ndeshjen ndaj Vorës. Trajneri i Bylisit foli për “Panorama Sport” pas ndeshjes së djeshme.

Bellai

“Mendoj se në total e merituam fitoren dhe këtë kualifikim. Megjithatë, ashtu siç shkoi loja, por edhe terreni i vështirë, bëri që të kishte pasoja te të dyja ekipet. Ishim në disavantazh, barazuam dhe gjetëm forcë për të përmbysur gjithçka. E pësuam nga një moment shpërqendrimi me një goditje nga distanca. Ka qenë një ndeshje sakrifice, por të mos harrojmë se që ka nga starti i garës e deri sot, rrallë kemi çeduar. Jemi ne ajo skuadra që na shohin të gjithë si për t’u mundur. Dua të përgëzoj djemtë dhe padyshim Pujën, që rezultoi hero duke pritur tri penallti. Bylisi u kualifikua dhe tashmë do të shohim përpara, teksa objektivi kryesor është kampionati. Gara është e gjatë dhe nuk ka ndeshje të lehta. Duhet shumë kujdes edhe me Luzin”, deklaroi trajneri i Bylisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"