Protagonisti i Botërorit në shitje, Aston Vila i gjen menjëherë zëvendësuesin
Emiliano Martinez, portieri i Argjentinës protagoniste në Botërorin 2022, duket se është shumë pranë ndërrimit të skuadrës. Gardiani argjentinas, protagonist me pritjet por edhe veprimet e tij, ka qenë një nga emrat më të diskutuar dhe janë të shumtë klubet e mëdha që janë gati të vihen në garë për të firmosur me të që në merkaton e janarit.
Aston Vila duket se është gati që të lejojë një transferim të tillë dhe ndonëse portieri është kthyer në Angli dhe ka nisur përgatitjet për vijimin e sezonit, nuk shihet si titullar për momentin nga trajner Unai Emeri. Mediat angleze bëjnë të ditur se klubi është gati të pranojë ndonjë ofertë të rëndësishme që i vjen për portierin, duke iu frikësuar pak edhe faktit se reagimet e tij pas suksesit në Katar do të tërheqin më shumë vëmendje se sa duhet ndaj paraqitjeve të tij.
Nëse shitja do të realizohet që në ditët e ardhshme, atëherë klubi është bërë gati për një lëvizje shumë të rëndësishme pasi do të investojë gjithcka për firmën me Xhordan Pikford. Portieri i përfaqësueses së Anglisë nuk ka rinovuar me Evertonin dhe është në vitin e fundit të kontratës, ndaj nuk do të jetë shmë e vështirë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për të mundësuar ndërrimin e skuadrës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"