Protagonist në finalen e Botërorit, sulmuesi argjentinas bën prapaktheu: Nuk e lë kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 10:32

Protagonist në finalen e Botërorit, sulmuesi argjentinas bën prapaktheu: Nuk e lë kombëtaren

Tek Argjentina duket se fitorja e Kupës së Botës i ka shtuar oreksin disa prej yjeve që deklaruan se për ta do të ishte Botërori i fundit.

di maria

Pasi të gjithë prisnin që Lionel Mesi me trofeun e fituar në Katar t’i jepte fund me kombëtaren, “Pleshti” ndryshoi mendje dhe vendosi që të luajë sërish.

Por pas kapitenit, edhe juventini Angel di Maria duket se bën prapakthehu: “Kohët e fundit kam takuar shumë shokë të përfaqësueses dhe në takimet tona kemi folur për kombëtaren, për gjithçka provuam e shijuam në Botëror. Dhe shokët e mi, nga Paredes, Lo Selso e të tjerë më kanë kërkuar dhe këmbëngulur që të mos tërhiqem dhe më kanë bindur. Kështu që, nëse trajneri Skaloni do të ketë ende nevojë për mua, jam gati që jap kontributin tim tek Argjentina ende”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"