Projeksioni i Ligës së Kombeve, si janë shanset e Shqipërisë në grup
Kombëtarja shqiptare luajti dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve të këtij edicioni. Kuqezinjtë arritën të marrin tri pikë, në atë fitore me Ukrainën në Pragë, ndërsa ndeshja e dytë u humb me Gjeorgjinë në Tiranë.
Një nga projeksionet e “We Global Football” në lidhje me përfundimin në grupin ku ndodhen kuqezinjtë, sjell në formë përqindjeje si janë shanset për kombëtaret. Për ekipin tonë përfaqësues, 50.2 % janë që të zbresë një ligë më poshtë duke përfunduar grupin në vendin e fundit, edhe pse Ukraina ka 0 pikë dhe ne kemi 3. Megjithatë, janë katër ndeshje për t’u luajtur dhe kuotimi që i bëhet Shqipërisë, është për 33.8 për qind që del në vendin e tretë në grup dhe luan “play out” për një ligë më poshtë.
Projeksioni për të përfunduar grupin në vendin e dytë dhe për të kapur “play off”-in e ngjitjes një ligë më lart, janë në normën 13.9 % dhe vendi i parë në grup ja jep 2.1 për qind. Ndërkohë, Gjeorgjia ka shanset më të mëdha për ta mbyllur e para, logjikisht sepse kanë arritur të marrin dy fitore.
Për vendin e dytë, më shumë shanse ka Republika Çeke, që është me 51.4 për qind. Gjithsesi, ky është vetëm një projeksion dhe gjithçka mund të ndodhë, pasi në grup mbetet çdo gjë e hapur. Dy sfidat e radhës së Kombëtares shqiptare janë në muajin tetor, kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, të dyja në transfertë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"