Problemi me rrjetet sociale, Luizës i kanë vjedhur “Facebook”-un/ Dikush bën postime në emër të kampiones shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2023 | 14:50

Problemi me rrjetet sociale, Luizës i kanë vjedhur “Facebook”-un/ Dikush bën postime në emër të kampiones shqiptare

Nëse në pistë gjithçka ka shkuar vaj për Luiza Gegën gjatë vitit 2022, jashtë sportit nuk ka munguar ndonjë “telash” apo ndonjë incident i vogël. Një prej gjërave që e ka shqetësuar atleten kampione të Europës ka të bëjë me rrjetet sociale.

luiza gega

Gjatë intervistës për “Panorama Sport”, Gega bën të ditur se dikush i ka marrë faqen e saj në “Facebook”. Ja si shprehet Luiza për këtë gjë: “Ndoshta edhe e keni vënë re, kam pasur një problem me ‘Facebook’-un. Në fakt unë kisha kohë që nuk është se e përdorja, pasi mendoj së është i mjaftueshëm “Instagram”-i”, thotë fillimisht rekordmenia kuqezi, e cila më tej shton: “Në ‘Facebook’ kam pasur dy adresa një personale dhe një ‘fan page’. Por personalin ma kanë mbyllur, ndërsa adresën ‘fan page’ e menaxhon dikush që unë nuk e di. Më shqetëson fakti, sepse shikoj që postohen disa gjëra që nuk kanë lidhje fare me natyrën, me tipin tim apo me atë që unë përfaqësoj”, thotë Luiza, e cila pranon se kjo që i ka ndodhur me rrjetin e social e ka shqetësuar disi edhe për faktin se jo të gjithë e dinë se llogaria nuk menaxhohet prej saj: “Kjo më bën në fakt që të ndihem pak keq dhe jam përpjekur që ta rimarr, por deri tani pa rezultat. Më vjen keq, sepse vetë si njeri nuk i bëj keq kurrë askujt. Duke qenë e tillë më vjen keq pse njerëzit tentojnë në një farë formë të bëjnë keq apo të mërzisin nëpërmjet kësaj gjëje. Gjithsesi po tentoj ta rimarr dhe ta kem në menaxhim për të shfaqur atë që unë jam dhe jo ato që dikush tjetër kërkon të publikojë nëpërmjet emrit tim”, shprehet Luiza Gega.

GEGAA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"