Probleme për Berat Gjimshitin, kapiteni i Kombëtares lë fushën e lojës pas pak minutash në duelin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 21:26

Probleme për Berat Gjimshitin, kapiteni i Kombëtares lë fushën e lojës pas pak minutash në duelin e Serisë A

Berat Gjimshiti është detyruar të lërë sot fushën e lojës në ndeshjen e Serisë A mes Torinos dhe Atalantës pas vetëm pak minutash lojë.

djimsiti-atalanta-screen-min-770x482

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, i kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të Atalantës, ka ndjerë shqetësime muskulore vetëm 15 minuta pasi filloi ndeshja e sotme që mbyllte javën e 14 në Serinë A dhe ku ekipi i tij tenton t’i afrohet përsëri zonës Champions.

Futbollisti ka bërë shenjë për zëvendësim dhe është larguar nga fusha, duke i lënë vendin Baker. Mediat italiane raportojnë për probleme muskulore, por detajet më të hollësishme do të jepen pas sfidës nga stafi mjekësor i klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"