Postuar: Dhjetor 28, 2022 | 14:15
Pritet si hero në Spanjë, e ardhmja e Skalonit në udhëkryq
Trajneri i Argjentinës, Lionel Skaloni, u ka dhënë fund festimeve të zgjatura në Argjentinë për triumfin në Kupën e Botës dhe dje është kthyer në Majorka ku jeton prej vitesh me familjen e tij.
Ai është pritur me festime edhe në aeroportin e ishullit spanjoll, ku dhjetëra tifozë argjentinas që jetojnë në Majorka kanë dalë për ta përshëndetur.
Për të gjithë argjentinasit, Skaloni është kthyer në një hero, i cili prej muajsh la familjen në ishull për t’u kthyer me kupën me vete.
Ai do të pushojë disa ditë përpara se të zgjidhë dy tema kryesore, rishikimin e kontratës me federatën argjentinase dhe kualifikueset e Botërorit 2026!
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"