Pritet rinovimi, Lautaro kthehet i karikuar: Gati për sukses!
Ditën e djeshme paradite, Interi më në fund ka “ripërqafuar” kapitenin Lautaro Martinez. Rreth orës 8:30, “Il Toro” ka parkuar makinën e tij “Lamborgini” në qendrën stërvitore.
Rikthimi i bomberit 2 ditë përpara programimit ishte i shumëpritur. Argjentinasi vjen pas fitores së Kupës së Amerikës në finale kundër Kolumbisë, ku rezultoi vendimtar me golin e tij në shtesë. Ai ka ndërprerë pushimet në Bahamas për të qenë nën urdhrat e trajnerit Inzagi dhe për të takuar shokët e skuadrës, pasi dëmtimi i Taremit krijoi shumë vështirësi për ndeshjen e parë, e cila do të luhet të shtunën e 17 gushtit në transfertë me Xhenoan.
Trajneri do të duhet të bëjë pa Taremin dhe Arnautoviçin. “Po prisja me padurim që të rikthehem për t’u stërvitur me shokët e mi. Tani duhet maksimumi për t’u përgatitur në maksimum për fillimin e kampionatit për të luftuar për objektivat sezonalë”, ka shkruar numri 10 në rrjetet sociale.
RINOVIMI- Lautaro Martinez pret thjesht që të rinovojë kontratën me skuadrën e Interit, pasi ka arritur marrëveshjen me drejtuesit përpara sesa të nisej për Kupën e Amerikës. Mirëpo, zyrtarizimi mungoi për shkak të ndryshimit të pronësisë së klubit dhe presidencës, tashmë e kryesuar nga Bepe Marota. Lauti do të firmosë për 5 vitet e ardhshme më një rrogë 9 milionë euro, që do ta bëjë atë një prej lojtarëve më të paguar të Serisë A.
Mungon vetëm zyrtarizimi dhe njoftimi në rrjetet sociale. Lautaro ka filluar të marrë ngarkesë pak nga pak dhe është parë i buzëqeshur me Markus Turamin, me të cilin formoi dyshen “TuLa” në vitin e kaluar për titullin kampion dhe do të vazhdojë ta bëjë duke nisur që nga ndeshja e parë e këtij sezoni.
AXHENDA – Përpara ndeshjes së parë në kampionat, zikaltrit do të luajnë edhe 2 miqësore të tjera. Një prej tyre do të luhet ditën e sotme në mbrëmje (20:30) kundër Al Itihadit dhe tjetra kundër Çelsit ditën e diel në orën 16:00. Inzagi nuk do të ketë të gatshëm as Zielinskin dhe do të bëjë eksperiment në pritje edhe të një mbrojtësi qëndror të premtuar nga Auzilio.
Dhe sigurisht që do të duhet edhe një sulmues tjetër, por jo Gudmunson që shumë shpejt do të transferohet te skuadra e Fiorentinës. Por nuk përjashtohet mundësia për Federiko Kiezën, i cili gjithmonë e më shumë është i përjashtuar nga projekti i Interit.
Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"