Pritet oferta e duhur për Asllanin, Interi ka gjetur në Angli pasardhësin e mesfushorit shqiptar
Kristjan Asllani nuk ka ndër mend të largohet nga Interi. Por planet e zikaltërve për të mund të jenë krejtësisht të ndryshme sipas portaleve italiane.
Media pranë klubit shkruajnë se ndonëse Asllani shihet si një pasardhës i mundshëm i Çalhanoglu, zikaltrit janë të gatshëm të presin deri në fund te këtij sezoni për të kuptuar nëse shqiptari do të jetë më të vërtetë ai që do i marrë vendin turkut, pa pasur nevojë të ndërhyrjen përsëri në merkato në të ardhmen për atë pozicion në fushën e lojës.
Nëse jo, pritet oferta e duhur për mesfushorin gjatë merkatos së verës dhe çdo shifër mbi 30 milionë euro për të, do të vlerësohej si e pranueshme për të lënë të lirë futbollistin. Plani afatgjatë i zikaltërve ka bërë që tashmë të gjendet edhe një tjetër mesfushor i cili do të zinte vendin e Asllanit në rast shitje të tij.
Mats Vaifer i Brajton është emri i piketuar nga Ausilio, por për të nevojiten rreth 25-30 milionë euro, pikërisht shifra që do të sigurohej nga një transferim i mundshëm i mesfushorit kuqezi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"