Prezantimi i pazakontë i sulmuesit të ri të Atletiko Madrid, në vend të gruas shfaqet para mediave me… qenushen Elsa
Atletiko Madrid ka prezantuar sot para mediave sulmuesin më të ri të skuadrës spanjolle, Aleksander Sorloth. Futbollisti norvegjez u rendit i dyti në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga në sezonin e kaluar teksa vishte fanellën e Vijareal, por tashmë ka pranuar që të bëhet pjesë e ekipit të Diego Simeones.
Prezantimi i tij ishte shumë më ndryshe nga të tjerët. Kjo, pasi zakonisht lojtarët bëjnë fotot e para me familjarët e tyre duke mbajtur bluzën, Dhe në sallë në fakt ishe gruaja e tij, Lena, bashkë me vajzën e sapolindur, Ema.
Por Sorloth u paraqit para mediave për fotot e para bashkë me qenushen e tij besnike, Elsa. Kjo e fundit e shoqëroi kudo atë, duke sjellë të qeshura në sallë pasi u pa se kishte edhe ajo një bluzë të përsonalizuar me numrin dhe emrin e sulmuesit norvegjez.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"