“Presion për të fituar, ndryshe nga Arsenali dhe Liverpuli”/ Amorim: Sot do të kuptojmë Junajtidin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2025 | 14:02

“Presion për të fituar, ndryshe nga Arsenali dhe Liverpuli”/ Amorim: Sot do të kuptojmë Junajtidin

Ruben Amorim, trajneri i Mançester Junajtid beson se ndeshja e sotme kundër Sauthemptonit do t’i mësojë atij diçka më shumë për futbollistët e tij.

amorim-10-780x439

Duke folur nga konferenca për shtyp përpara sfidës që do të mbyllë këtë javë të fundit të Premier Ligës, trajneri portugez beson se ky është testi i vërtetë që do t’i konfirmojë atij më shumë për ecurinë e skuadrës së tij sesa dy ndeshjet e fundit:

“Kjo ndeshje e radhës do të më mësojë më shumë për lojtarët e mi se dy të fundit. Nuk kishte asnjë pritshmëri në dy ndeshjet e fundit. Kundër Arsenalit kemi pritur për shansin tonë. Në të ardhmen nuk mund të luajmë kështu dhe unë e di këtë. Tifozët do të presin më shumë nesër. Ne duhet të performojmë. Kur keni presionin për të fituar, ky është presioni që ne duam. Ndonjëherë është e vështirë. Kundër Arsenalit dhe Liverpulit, askush nuk e pret që të jetë e lehtë që ne t’i mposhtim ato skuadra, por tani ne jemi të përgatitur për atë presion. Ne kemi nevojë për atë presion si skuadër dhe të përballemi me ndeshjen në mënyrën e duhur. Sigurisht, ju ndjeni presionin e klubit, por në këtë moment nuk e ndjej atë presion, sepse në vitet e fundit ne nuk e kemi fituar titullin. Nëse e keni ndjekur këtë klub në të kaluarën, nëse nuk e fitoni ligën një vit duhet ta fitoni atë vitin tjetër. Ne duhet të sjellim këtë presion tek ne. Unë nuk e ndjej presion për të fituar. Ne duhet të fitojmë tituj dhe ndeshje në këtë moment”.

“Djajtë e Kuq” janë pa fitore në Premier Ligë në katër ndeshjet e tyre të fundit. Suksesi i tyre i fundit ishte në derbin e Mançesterit më 15 dhjetor. Ata do të synojnë ta ndryshojnë atë rekord me një fitore të madhe ndaj vendit të 20-të, Sauthemptonit, për t’u ngjitur në tabelë. Junajtid është i pamposhtur në 15 ndeshjet e fundit në Premier Ligë kundër “Shenjtorëve”, që prej disfatës në shtëpi 1-0 në janarin e 2016-ës: 7 fitore, 8 barazime. Që prej emërimit të Amorimit, skuadra ka fituar vetëm 8 pikë nga 27 të mundshme. Ata do të ishin në zonën e rënies me formën e 6 ndeshjeve të fundit. Vetëm Lestëri dhe Sauthemptoni kanë grumbulluar më pak pikë në kaq ndeshje (4).

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"