“Presim lajme nga Diazi”, Klop zbulon të rejat më të fundit nga lirimi i babait të sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2023 | 11:45

“Presim lajme nga Diazi”, Klop zbulon të rejat më të fundit nga lirimi i babait të sulmuesit

Jyrgen Klop ka disa dile ma për formacionin e Liverpulit në transfertën e sotme të Ligës së Europës në Tuluzë, ndërsa trajneri gjerman do të jetë pa shërbimet e Rajan Gravenberkut dhe Kërtis Xhonsit të dëmtuar në mesfushë, të cilët i bashkohen kapitenit Virxhil van Dajk, i cili mungoi në listën me 22 vetat që udhëtuan drejt Francës.

klop diaz

Me një fitore të kuqtë presin biletën me dy ndeshje nga fundi dhe Liverpuli do të kërkojë të bëjë pikërisht këtë. Klop u ndal të komentonte edhe situatën e Luis Diazit, i cili ka udhëtuar sërish me skuadrën dhe po përjeton orët e fundit të tmerrit për babanë e tij të marrë peng në Kolumbi, i cili pritet të lirohet këto orë.

Cila është situata me dëmtimet?

Virxhili është pak sëmurë. Nuk është ndonjë gjë e madhe, por ne vendosëm ta lëmë pushim. Ai duhet të jetë gati për fundjavën. Rajan pati një shqetësim të vogël në gju. Nuk ka shans për këtë ndeshje, ndoshta për Brentfordin. Kërtis rikthehet pas pushimit të kombëtareve.

Ka ndonjë lajm të ri nga Diazi?

Asnjë lajm me rëndësi. Gjithnjë shenja pozitive, por jo lajme të vërteta. Stërvitja me ne është një vend i sigurt për të, ai dëshiron të jetë me ne.

Duke parë dëmtimet, çfarë ekipi do të hidhni në fushë kundër Tuluzës?

Në të gjitha ndeshjet ne kemi luajtur futboll shumë të rrjedhshëm dhe gjithnjë zgjedhim ekipin që është gati që të luajë. Kemi shumë ndeshje këtë sezon, do të bëjmë disa ndryshime, por sërish do të jetë një skuadër e fortë.

Do të luani për ta siguruar kualifikimin që në këtë ndeshje?

Plani ka qenë gjithnjë që të kualifikohemi sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne do të bëjmë ndryshime në formacion, por do të jetë një ekip që do të luftojë për të fituar. Ne thjesht duam të fitojmë ndeshjet dhe për këtë na duhen këmbë të freskëta.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"