Presidenti Takaj ndjek stërvitjen e Skënderbeut, Gjoka ka dilema në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 9:30

Presidenti Takaj ndjek stërvitjen e Skënderbeut, Gjoka ka dilema në mbrojtje

Pas ndryshimit të kreut të stolit ku vendin e Gvozdenoviç e ka zënë tashmë Ernest Gjoka duket se përqendrimi ka qenë maksimal për të ndryshuar situatën në ekip qoftë edhe nga aspekti psikologjik.

skenderbeu

Pikërisht për këtë arsye presidenti Takaj ka qenë prezent në Korçë për të dhënë mbështetjen e tij në prag të ndeshjes me Tiranën. Nga sa raportojnë burimet ka pasur një takim mes drejtuesve të klubit korçar dhe stafit bardhekuq para seancës stërvitore. Ndërsa në përfundim të saj, trajneri Gjoka ka mbajtur ekipin për më shumë se 30 minuta në dhomat e zhveshjes, duke punuar jo vetëm në aspektin psikologjik më lojtarët por edhe sa i përket anës teorike për të menaxhuar më së miri ndeshjen me Tiranën.

Vetëm pas këtij takimi të stërzgjatur, ku trajneri ka imponuar të fusë mentalitetin e lojës së tij menjëherë në grup, ka nisur seanca stërvitore e fundit para ndeshjes së sotme. Gjoka ka provuar disa ndryshime në këtë seancë, por duke u treguar i kujdesshëm për të mos bërë lëvizje radikale që mund të kthehen si një bumerang për skuadrën.

Korçarët janë gjashtë javë që nuk fitojnë një takim në Superiore. Fitorja e fundit është në Ballsh, ndërsa në shtëpi kanë mundur vetëm Vllazninë dhe Laçin. Për më tepër që në gjashtë javët e fundit, Skënderbeu ka marrë vetëm tri pikë.300

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"