Postuar: Nëntor 11, 2024 | 21:25
Presidenti i Milanit injoron Interin, Skaroni: Kuqezinjtë janë skuadra e vetme në Milano
Paolo Skaroni e sheh Milanin si skuadrën e vetme të futbollit në qytetin e Milanos. Presidenti i kuqezinjve ndez kështu rivalitetin me deklaratën e tij duke injoruar Interin.
“Jam nga Viçenca dhe erdha në Milano për studime. Kur erdha këtu, humbisja në rrugë. Dhe më shikoni tani, pas shumë viteve, jam presidenti i klubit të vetëm në Milano.
Të jemi të sinqertë: Është vetëm një skuadër e vërtetë në Milano. Më jep një ndjesi të jashtëzakonshme”, u shpreh ndër të tjera Skaroni.
Kujtojmë se 77-vjeçari është në krye të Milanit prej vitit 2018. Gjatë kësaj kohe ka fituar një herë titullin kampion.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"