Premton betejë kundër Realit, Malik Çau: Milani është i fortë, në Madrid tregojmë sa vlejmë
Të shtunën kundër Monzës, Milani mbylli një seri prej pesë transfertash kampionat pa regjistruar një portë të paprekur.Plot pesë ndeshje larg “San Siro”-s, në të cilat kuqezinjtë kishin pësuar saktësisht dy gola çdo 90 minuta. “Djalli” e ka mbajtur portën e paprekur në katër nga shtatë ndeshjet e fundit të Serisë A (pesë gola të pësuar, 0.7 mesatarisht për lojë). Paraqitja e së shtunës ishte edhe për meritë të Malik Çaut, i cili në pjesën e dytë me një ndërhyrje vendimtare shmangu një kundërsulm shumë të rrezikshëm. Pikërisht gjermani ka folur për televizionin e klubit duke bërë deklaratat në vijim.
Çfarë ndeshje ishte Malik?
Ishte një ndeshje e vështirë dhe në 2-3 situata ishim me fat. Nuk duhet harruar që kemi edhe Majkun (Menja), i cili bëri një pritje të shkëlqyer. Por futbolli kështu e ka.
Me kë ndiheni më mirë në mbrojtje?
Për mua është një pyetje që nuk dua t’i përgjigjem. Më pëlqen të luaj me të gjithë.
Sa i rëndësishëm është Fofana përpara repartit tuaj?
Tej mase do të thoja. Ai bën një punë të jashtëzakonshme pa top, ai punon për të gjithë, duke përfshirë edhe ne prapa, por edhe për ata që janë përpara.
Sa vlerë marrin këto tri pikë për renditjen?
Sot ishte shumë e rëndësishme për ne. Bëmë disa gjëra mirë, por ende mund të përmirësojmë diçka. Le ta marrim këtë besim për të martën, por pa harruar se duhet të analizojmë se çfarë mund të bëjmë më mirë dhe çfarë bëmë mirë.
Si e prisni sfidën kundër Realit të Madridit?
Jam i lumtur për të martën, po ashtu edhe për ndeshjet e tjera. Ne duam të shkojmë në Madrid për të fituar. Duam të luajmë mirë dhe pa frikë. E dimë se ata janë një ekip të madh, me lojtarë individualisht të jashtëzakonshëm, por edhe ne jemi të fortë. Ka ardhur momenti të tregojmë se sa vlejmë.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"