Precedenti/ Ndodhi në Belgjikë, Barça gjen alibi për përsëritjen e ndeshjes ndaj Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 21:38

Precedenti/ Ndodhi në Belgjikë, Barça gjen alibi për përsëritjen e ndeshjes ndaj Realit

Klasikja e së dielës në “Bernabeu” krijoi një nga ndeshjet më të diskutueshme të sezonit, me golin e mundshëm fantazmë të Lamine Jamal në minutën e 28-të me rezultatin e fiksuar në 1-1. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka reaguar në një deklaratë, duke kërkuar të gjitha imazhet dhe audiot e momentit, duke mos përjashtuar ripërsëritjen e ndeshjes “nëse vërtetohet se ka qenë gol i ligjshëm”.

barcelona-5-780x439

Barça ka gjetur një precedent në kampionatin belg, në ndeshjen mes Anderlehtit dhe Genkut. Më 26 janar 2024 u mor një vendim historik në botën e futbollit. Këshilli Disiplinor i federatës belge “KBVB” urdhëroi ripërsëritjen e ndeshjes mes Anderlehtit dhe Rasing Genk më 23 dhjetor. Genku u ankua… dhe doli fitues. Anderlehti, i cili e fitoi atë ndeshje 2-1, e ankimoi këtë vendim të Këshillit Disiplinor.

ÇFARË NDODHI? Sor kishte shënuar golin e 0-1… por goli u anulua dhe më u kthye në faull në favor të Anderlehtit. U vu në dukje se sulmuesi i Genkut kishte hyrë shumë herët në zonë… por realiteti është se para tij kishin hyrë dy mbrojtës të klubit nga Brukseli. Siç theksoi Këshilli në rezolutën e tij, u konkludua se “ky ishte një gabim njerëzor në gjykim dhe për rrjedhojë jo shkelje e rregullave të lojës”. Dhe kështu e shpjegon “HLN.be”:

“VAR kishte parë vetëm Sor dhe jo Jari Versheren dhe Mario Stroejkens. Lojtarët e Anderlehtit që hynë herët në zonë nuk u panë në imazhe. Kjo ndeshje duhet të riluhet, sepse rezultati i ndeshjes mund të ndryshojë sërish pas gabimit në atë masë sa pikët mund të shpërndahen ndryshe”, ishte zgjidhja përfundimtare.

NDRYSHIMI I VENDIMIT – Nuk mbaron me kaq historia. Në fund këshilli vendosi më 5 mars që të mos përsëritet ndeshja. “Fakti që VAR nuk u kushtoi vëmendje lojtarëve të Anderlehtit nuk përbën një gabim kundër rregullave të lojës, por i referohet një mosrespektimi në vlerësimin e situatës së lojës. Klubet futbollistët duhet të kuptojnë se gjyqtarët nuk janë robotë dhe, si lojtarët, ata bëjnë gabime, të cilat në fakt mund të kenë ndikim në rrjedhën e një ndeshjeje”, thuhet në vendim. Genku u “zhgënjye” me vendimin përfundimtar, por e pranoi atë pa e ankimuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"