Prapavija e gjymtuar/ Milani synon Kiviorin dhe rikthimin e Gabias
Teksa Kalulu, Pelegrino e Çau kanë mbyllur vitin, Simon Kjaer nuk jep garanci fizike. Për këtë arye Milani synon të ndërhyjë për të përmirësuar mbrojtjen.
Për “Corriere della Sera”, strategjia e drejtuesve Xhorxho Furlani dhe Xhefri Monkada është, para së gjithash, të rikthejnë Mateo Gabia nga huazimi i tij te Vijarreali. Deri më tani këtë sezon, me “Nëndetësen e Verdhë”, 24-vjeçari ka luajtur 11 ndeshje ndërmjet La Ligës (7) dhe Ligës së Europës (4) për një total prej 794 minutash në fushë (mesatarisht 72 për ndeshje).
Huazimi i tij do të skadonte më 30 qershor 2024, por duke parë emergjencën në repartin e tërhequr, afatet mund të paraprihen. Së dyti, dyshja drejtuese kuqezi do të donte të sillte në Milano Jakub Kiviorin, i lindur në vitin 2000.
Polaku, ish-Specia u transferua në verë Arsenali ku, deri më tani, ka grumbulluar vetëm 414 minuta të ndarë në 10 paraqitje në kampionat (5), Champions (3) dhe Kupën e Ligës (2), për një mesatare prej vetëm 41′ për ndeshje.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"