Pragndeshja me Egnatian/ Ekipi lihet pushim të dielën, ja situata e dëmtimeve te Partizani
Partizani ia ka dedikuar ditën e djeshme tërësisht konfirmimit të Arbër Abilaliajt në stol, me skuadrën, që është lënë pushim. Sot pritet që të gjithë t’i kthehen punës, teksa objektivi është te rikuperimi fizik dhe psikologjik për ndeshjen ndaj Egnatias më 23 nëntor, pas tri ditësh.
Edhe të kuqtë kanë pësuar një goditje emocionale në atë sfidë, por siç edhe Abilaliaj e tha, janë përpjekur të lënë pas gjithçka dhe të fokusohen për të marrë tri pikët dhe fitoren e shtatë radhazi. Për këtë sfidë, sipas rregullores, do të jenë të njëjtët emra në dispozicion, përveç Alban Hoxhës, që do t’i nënshtrohet një operacioni.
Sakaq, Koçijan, Da Silva dhe Sota vijojnë të kenë probleme fizike. Në vijim do të shihet edhe gjendja e Atanaskoskit, që ka pasur një kontraktim muskulor. Mba është drejt rikuperimit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"